Dje në polici në Mitrovicë është paraqitur drejtori i një shkolle për t’u ankuar se persona të panjohur kanë thyer objektin e institucionit që drejton.
Policia njofton përmes raportit se hajnat kanë thyer xhamat e objektit ku kanë vjedh një pajisje – mprehës dhe dy kamera të shkollës bashkë me hard diskun.
Nuk është bërë e ditur se për cilën shkollë të qytetit të Mitrovicës bëhet fjalë, sikurse që nuk njoftohet nëse është arrestuar dikush.