Mustafa: 66 milionë euro kredi na dha Franca për ujëra të zeza

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 10:37 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmes rrjetit social Facebook ka treguar se Franca i ka dhënë Kosovës 66 milionë euro kredi për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës.

Postimi i Mustafës në Facebook:

Gjatë dy ditëve të fundit qëndrova në Paris, në Samitin e Liderëve. Pas takimeve të Berlinit dhe Vjenës, në Samitin e Parisit, u nxorën disa konkluzione shumë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin. Kosova përfituese e drejtpërdrejt nga përkrahja në kuadër të këtij samiti.

Presidenti Hollande, Kancelarja Merkel, zonja Mogherini e të gjithë liderët evropianë theksuan se për Kosovën dhe rajonin dyert e BE-së janë të hapura, pas plotësimit të kritereve.

Po ashtu, në Paris u nënshkrua marrëveshja, sipas të cilës shteti i Francës do të jep 66 milionë euro kredi tejet të volitshme për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme