VV: Ka përafrim të qëndrimeve me LDK-në

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Pas takimit të sotëm mes liderit të VV-së, Albin Kurti dhe lideri të LDK-së, Isa Mustafës, Lëvizja Vetëvendosja ka konfirmuar se ka përafrim qëndrimesh në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Në një komunikatë të LVV-së konfirmohet se takimi i radhës mes dy liderëve do të mbahet nesër.

“Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas takimit të sotëm Kurti-Mustafa, që ka zgjatur rreth tre orë, është deklaruar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes zëdhënësit Besian Mustafa, i cili ka thënë se ka lëvizje të pozicioneve të dy partive, dhe ka paralajmëruar, sikurse VV-ja, takim të ri nesër.

Nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, LVV dhe LDK kanë zhvilluar takime të shpeshta për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme