Mustafa takoi përfaqësueset e Shoqatës së Grave fermere “Alba”

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa priti në takim përfaqësueset e Shoqatës së grave fermere “Alba”.

Në takim Ministri Mustafa ka theksuar rëndësinë e kësaj shoqate të grave fermere, të cilat na ofrojnë ushqime tradicionale dhe vendore në tavolinat tona, nga toka jonë.

Në anën tjetër, përfaqësueset e shoqatës së grave fermere “Alba”, kanë falënderuar ministrin Mustafa për mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme