Hajrizi në Forumin Global për Ndërmarrësi e Inovacion në Vjenë

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 17:41 | Nga

Themeluesi dhe Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë në Forumin e tetë Global të “Druker për Ndërmarrësi dhe Inovacion, me moton ‘Shoqëria Ndërrmarrëse’, mbajtur në Vjenë të Austrisë.

Në këtë Forum morën pjesë ndërmarrës, profesorë dhe liderë botërorë, të njohur në fushën e ndërrmarrësisë dhe inovacionit, si Clayton Christensen, Anil Gupta, Roger Martin, Philip Kotler, Gary Hamel, Fredmund Malik, Hermnn Simon, Ralf Koester, Gisbert Ruehl, Rovan Leen, Sarah Cliffe dhe shumë të tjerë.

Gjatë këtij forumi, rektori Hajrizi, është takuar me shumë pjesëmarrës, ndërsa ka diskutuar përvojat e mira në ndërmarrësi, inovacion dhe për rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi.

“UBT është një shembull tipik i ndërrmarrësisë, exellencës dhe inovacionit. Po ashtu, janë krijuar mundësi të mira për bashkëpunim në të ardhmen”, tha rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi ka takuar edhe autorin e shume botimeve në fushën e marketingut, Philip Kotler, i cili pak vjet më parë është nderuar me çmimin e lartë të UBT-së ‘Lidership Excellence Award’.

capture

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme