Hakerët rusë ndërhynë në zgjedhje në ShBA

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 15:44 | Nga

Elementë të rinj në posedim të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) tregojnë se hakerët rusë kanë sulmuar të paktën një nga furnizuesit e softuerëve për zgjedhjet presidenciale amerikane, përpara zgjedhjeve presidenciale të vjeshtës së kaluar.

Dokumentet e klasifikuara janë publikuar nga faqja “Intercept” dhe tregojnë se aksioni i hakerëve rusë ka penetruar në sistemin elektoral amerikan më shumë nga sa mendohej deri tani.

Sidoqoftë, nga të njëjtat dokumente nuk rezulton që ndërhyrja të ketë pasur një efekt tek rezultati i votimeve.

Mediet amerikane kanë raportuar më tej se Departamenti i Drejtësisë ka inkriminuar një grua 25-vjeçare, funksionare e qeverisë federale dhe me qasje në dokumente sekrete, me akuzën se i ka kaluar të dhëna të klasifikuara një gazete online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme