Albin Kurti edhe sa ishte lider opozitar por edhe tani si kryeministër i Kosovës, shpeshherë ka marrë komente më të ndryshme për punën e tij. Komente Kurti nuk pranonte vetëm nga qytetarët por edhe nga vartësit e tij, të cilët i thurnin lavde e shpërndanin në rrjetet sociale fjalët e tij.
Tash së fundi një krahsim Kurtit ia ka bërë edhe Haki Abazi, që në Qeverinë Kurti 1 ishte zëvendës i Kurti.
Tani si deputet i Vetëvendosjes, si duket Abazi po e ka më të lehtë që të thur lavde e të bëjë krahasime për liderin e tij.
Ai e ka krahasuar kohën e ardhjes së kryeministrin Albin Kurti me atë të ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Ai tha se është i njëjti sentiment pasi sipas tij, edhe në Kosovë po bëhet ndyrshimi siç e ka bërë Gjingjiqi në Kosovë.
“Ne kemi një situatë, nëse ju kujtohet kur ishte Gjingjiq kryeministër i Serbisë, edhe bëri një lëvizje drejt shkëputjes nga agjenda e Serbisë së vjetër, drejt një bashkëpunimi shumë më intensivë me Gjermaninë. Çfarë ndodhi? U vra kryeministri Gjingjiq nga vetë serbët, u eliminua për të mbetur tek agjenda e vjetër, agjenda ruse, e nëntokës së Ballkanit…Unë besoj që me ndryshimin në Kosovë, jo vetëm pse është votuar për Vetëvendosjes, por është i njëjti sentiment, sikurse kur filloi çkapja e shtetit si në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ai në DPT te Fidani në T7.
Tjetër krahasim dhe lavdërim për Kurtin, ka bërë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj ka thënë se me Kurti është problem që të shtyhet dikush për lexim duke thënë se ai është biblotekë.
“Me kryeministrin është problem me u shty, ai thotë se ‘unë jam bibliotekë’, e me to nuk shtyhet”, tha Mehaj në një prononcim për Klan Kosovën.
Deputetë dhe zyrtarë të VV-së në vazhdimësi bëjnë deklarata për Kurtin si kryeministër dhe si kryetar i partisë.
Kush është Zoran Gjingjiq?
Zoran Gjingjiqi që e përmendi Haki Abazi ishte kryeministër i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Serbisë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjingjiq ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Partia e tij dhe ai udhëhoqën një revoltë kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit në vitit 2000.
Gjingjiq u bë kryeministër në vitin 2001 dhe ka luajtur rol në arrestimin dhe ekstradimin e Millosheviqit në Hagë, për t’u përballur me akuzat për krime lufte të kryera në Kosovë.
Ai u vra në mars të vitit 2003. Një vrasje që prapavija politike e të ciliës ende nuk është sqaruar plotësisht dhe diskutohet ende në Serbi.
Për vrasjen e tij, dy persona janë dënuar me 40 vjet burgim.