Deputeti i ardhshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka shkruar një status të gjatë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme.
Nëpërmjet këtij shkrimi, ai ka thënë se tashti është koha që t’i përvjelim mëngët së bashku për të ndihmuar qeverinë “Kurti” dhe koalicionin LVV- LDK.
“… për të arritur qëllimet programore, për të vënë drejtësi, për të krijuar zhvillim të qëndrueshëm, për të kthyer diasporën, për të vënë energjinë e rajonit në drejtim pozitiv, për të plotësuar procesin progresist të integrimit në Bashkimin Evropian si edhe për të siguruar që epoka e diskriminimit, kontrollit nga krimi, korrupsionit institcional, pastrimit etnik si agjenda shtetërore dhe stigmatizimit e coptëzimit, ka mbaruar njëherë e përgjithmonë”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Pas 20 vjet karrierë profesionale ndërkombëtare, po e përfundoj me 20 tetor të këij viti, duke u kthyer drejt per se drejti në punë me Lëvizjen VETËVENDOSJE, dhe ne sistemin politik e përfaqësues të Kosovës.
Karrierën profesionale e kam filluar në Kosovë me 20 qershor 1999, si zyrtar i telekomunikimit me programin e Kombeve të Bashkuara, për të dalë në programin e USAID/IOM disa muaj pas, e më pas ku kam punuar me mbi 300 projekte infrastrukturore, mediale e politike, në pjesën juglindore të Kosovës, dhe disa, në atë qëndrore dhe veriore. Gjatë kësaj kohe, kam realizuar me qindra takime, kam projektuar dhe mbikëqyrë me dhjetra/ qindra projekte së bashku me ekipin natyrisht. Nga kjo përiudhë mbaj kujtime shumë të mira të bashkëpunimit të sinqertë dhe të hapur, me të gjithë. Projekti më i dashur i kësaj faze, ka qenë Krijimi i Bibliotekës së Qytetit, në qendër të Ferizajit por edhe sistemet e ujit te pijes, energjetika, lufta kunder korrupcionit, debatet elektorale etj.
Pas qëndrimit disamujor në SHBA, me qëllim pune dhe studime, kam marrë ofertën për punë në Afghanistan, dhe me 5 gusht 2003, kam filluar punën atje. Kështu duke qenë për tre vjet ne mbikqëyrje të programeve, kryesisht në përkrahje të kthimit të shërbimeve shëndetësore, arsimore, infrastrukturës energjetike dhe përkrahjes së zhvillimit të qëndrueshëm lokal ne bashkepunim me qeverine Afghane dhe Amerikane. Ka qenë përvojë e jashtëzkonshme dhe me shumë mësime, në të gjitha aspektet e jetës, si asaj private ashtu dhe asaj profesionale. Kam vizituar cdo province dhe kam punuar ne 32 sa kane qene atehere.
Në vitin 2006, jam transferuar në Indonezi, për të bërë riintegrimin e luftetarave rebele në Banda Ache, pas Tcunamit. Pas disa muaj pune atje, jam kthyer në Kosovë për të punuar në procesin e përgatitjes së procesit për zgjedhjen e statusit final të Kosovës. Kam punuar për një vit direkt në pjesëmarrjen dhe krijimin e hapësirës për inpute të qytetarëve në procesin e zgjedhjes gjithëpërfshirëse të statusit final të Kosovës. Ajo që më kujtohet me saktësi ka qenë kundërshtimi im për procesin e imponuar kushtetutes dhe simbolet poashtu të imponuara, të cilat atëbotë i përkrahnin pushtetarët dhe disa servilë të tyre, që nuk ishin aspak të interesuar për një proces ku qytetarët do të ishin pronarët e rezultateve dhe proceseve. U pa puna e asaj forme te berit kushtetute e simbole. Jam i lumtur qe nuk i kam takuar atij lemshi asnjehere dhe kam qene perballe.
Në janar të vitit 2007, kam filluar punën ne Neë York, si drejtor i programit për Fondin e Vëllezërve Rockefeller, për gjithë Ballkanin Përendimor. Për 11 vjet kam punuar pa rreshtur, në ngritjen dhe përkrahjen e kapaciteteve në rajon, për demokraci pjesëmarrëse, qytetari aktive, qeverisje transparente e llogaridhënese, për zhvillim të qëndrueshëm eknonomik, bazuar në sistem energjetik të gjelbër dhe politika agresive në mbrojtje të mjedisit, dhe në fushën e tretë, në ndërtimin e paqës në ballkan, bazuar mbi koncpetin e dokumentimit të vërtetës për atë cka ka ndodhur, dhe ballafaqimit me të kaluarën. E para, ka pasë për qëllim parandalimin e krijimit të miteve të reja në Ballkan, dhe e dyta që të mos lejohet që shkaktuesit e faktoret e luftërave dhe konflikteve, të pretendojnë dhe të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Gjatë kësaj periudhe, dy momente për t’i kujtuar janë: 1. Konferenca në Pocantico, 45 minuta nga qendra e Neë York, rendesia ka te beje me faktin ku praktikisht aty deportohet bllokada e Rusisë ndaj shpalljes së Pavarësisë dhe vendoset që të shpallet Pavarësia e Kosovës si shtet I pavaruar me nje plan te akorduar dhe në koordinim me aleatet Amerikan, Evropian dhe Grupin e Unitetit si dhe shoqërinë civile prezente. 2. Pas dhjetë viteve punë, angazhim dhe prezantim të opcioneve zhvillimore, Banka Botërore, tërhiqet nga ndërtimi i termocentralit të qymyrit në Kosovë, dhe konsideron opsionet e zhvillimit të gjelbër të eficiencës dhe lidhjes me sistemin energjetik me Shqipërinë si dhe tregun rajonal, por edhe zhvillimin e kapaciteteve te energjisë se rinovueshme. Në këtë kohë kam zhvilluar poashtu disa produkte unike të zhvillimit sic është përkrahja e ndërmarrësive të gjelbëra në gjithë rajonin, si përgjigje ndaj krizës ekonomike dhe financiare, dhe poashtu cmimi për filantropinë por edhe manualin për luftimin e rrjeteve të kriminalizuara në vendet e tranzicionit e bazuar ne nje konccept krejt unik trekendesh. Gjatë punës kam udhëtuar dhe punuar me mijëra individ, nga qeveritë, organizatat joqeveritare dhe sektori privat ne qindra vende te botes. E verteta, qartesi dhe te qenurit i drejtpersedrejt kane qene parimet qe me kane udhehequr, pavaresisht cmimit.
Në qershor të vitit 2017, kam filluar të punoj në Liban, Tunis, Libi dhe Pakistan, si konsulent e më vonë edhe si manaxher i programeve më të mëdha zhvillimore të Kombeve të Bashkuara te financuara nga qeveria Amerikane në Pakistan, që poashtu kam projektuar dhe startuar zbatimin.
Tani kur po shkruaj, janë ditët e fundit, ku jam duke lënë prapa një ekip fantastik, prej më shumë se 100 profesionistëve, të cilët janë të përgatitur plotësisht për të kryer punët dhe për të avancuar realizimin e programit, ashtu siç është paraparë. Ndjehem krenar dhe i privilegjuar që kam pasë mundësinë që të punoj dhe të jap kontributin tim në zhvillimet kritike dhe shumë të rëndësishme, që Pakistani dhe rajoni është duke kaluar në këtë kohë.
Gjatë fushatës elektorale, në Kosovë keni dëgjuar akuza dhe aludime, që kryesisht kanë ardhur nga njerëz që kanë dashur të prishin reputacionin dhe te hudhin krejtësisht te pavërteta. Në njërën nga këto akuza për familjen time jam përgjigjur menjëherë, duke bërë referencë ndaj fakteve për veprimtarinë e prindërve, besoj eshte qartësuar pavërtetësia e plote e akuzave pa baze.
Duke qenë se unë jam edhe ithtar dhe luftëtar për transparencë dhe përgjegjshmëri, e pranues i hapur i gabimeve, e aq më tepër që tani formalisht i takoj sektorit publik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarit. Po deklarohem publikisht edhe njëherë që cdo gjë qe kam dhe që kam krijuar, çdo cent që kam ose kam investuar, ka burim pagen time dhe vetëm pagën time, gjatë karrierës që e përshkruajta më lartë. Në asnjë moment dhe në asnjë pjesë të karrierës time nuk kam marrë, përfituar, pranuar dhurate, favorizuar apo krijuar pasuri e gjeneruar të ardhura tjera, përpos pagës time nga insitucionet për të cilat kam punuar, dhe të gjitha ato janë institucione qeveritare, apo ndërqeveritare si dhe Fondi i vëllezërve Rockefeller, që është institucion i regjistruar në SHBA, ku kam kaluar më shumë se gjysmën e karrierës time. Sado që kjo deklaratë mund të mos duket e nevojshme, raporti im me qytetarët dhe me vendin, duhet të jetë standard i pastër, marrëdhënia e qartë dhe e hapur dhe nuk mund te përfaqësoj askënd nese nuk kam gatishmërinë për te hedhur ne drite punën dhe vepritarine time. Të gjithë përfaqësuesit dhe mbajtësit e pozitave publike, duhet të iu nënshtrohen rregullave dhe skanimit të pastërtisë financiare sepse vetëm në këtë formë mund të mbrohet integriteti i pozitës publike, angazhimi në mbrojtjen e kushtetutës dhe ligjeve,interesi kombetar si dhe mund të minimizohet ndikimi i propagandës dhe efekteve të fake neës. Per ato qe kam dhene dhe ndihmuar nuk me bie mua asnjehere te flas e as t’i bej publike.
Dua t’i falenderoj të gjithë bashkëpunëtoret, përkrahësit, bashkëudhëtarët, ata që kanë qenë pranë dhe së bashku kemi realizuar programe dhe projekte, kemi ndërtuar strategji dhe vision për cështjet e funksionalizimit të shoqërive demokratike, mbrojtjen e interesave të qytetarëve, avancimit të agjendës së zhvillimt të qëndrueshëm dhe të gjelbër, si dhe ndërtimin e paqës e përkrahjen e lëvizjeve poltlike e qytetare, në të mirë të njerëzimit kudo në botë. Natyrisht që pjesë e këtij udhëtimi të deritanishëm kanë qenë edhe njerëz që kanë pas për qëllim përftimin dhe ngritejn tyre persoanle apo edhe implantimin përbrenda ideve dhe projekteve që të aktizvizohen në momente kyce për të dështuar projektet dhe për të devijuar angazhimn dhe orientim e njerëzve dhe proceseve. Këta njerëz kanë ekzistuar cdokund, në cdo kohë, dhe sigurisht që do të vazhdojnë të ekzistojnë, por që kësaj radhe nuk kanë arritur ta ndalin trenin e ndryshimeve pozitive, përvec se ata vetë kanë zbritur në stacionin e gabuar. Punë të mbarë atyre!
Tani është koha që të përvjelim mangët së bashku për të ndihmuar qeverinë Kurti dhe kolacionin LVV- LDK, për të arritur qëllimet programore, për të vënë drejtësi, për të krijuar zhvillim të qëndrueshëm, për të kthyer diasporën, për të vënë energjinë e rajonit në drejtim pozitiv, për të plotësuar procesin progresist të integrimit në Bashkimin Evropian si dhe për të siguruar që epoka e diskriminimit, kontrollit nga krimi, korrupsionit institcional, pastrimit etnik si agjenda shtetërore dhe stigmatizimit e coptëzimit, ka mbaruar njëherë e përgjithmonë.
Punë e mbarë të gjithëve bashkë, ecim para!