“Haki Çako”, ironia e Vasilit: Ai i bleu votat me paratë e drogës, Rama e shkarkoi

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 15:24 | Nga

Në lidhje me shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako reagoi edhe kreu i grupit parlamentar në LSI, Petrit Vasili.
Ai i kujton Ramës se kohë më parë kishte thënë për Çakon së është njeri i suksesshëm ndërsa sot e shkarkuan nga detyra.

Sipas Vasilit, Çako me paratë e drogës bleu votat e 25 qershorit, por si “shpërblim” nga Rama mori shkarkimin.

“Edhe i “sukseshem” edhe e shkarkuan Haki Çakon.

Te “sukseshmit” zakonisht dekorohen ndërsa keta i heqin.

Gjithë ajo droge pa fund ne kohen e Çakos ishte një arritje e “papare” dhe me parate e se ciles kryeministri bleu zgjedhjet.

Cfare kryeministri mosmirenjohes, si e shiti ish drejtorin me te cilin priu dhe be njesh me bandat dhe trafikantet ne 25 qershor dhe me te cilin na vuri ne faqet e para te te gjithe medias boterore”, shkruan Vasili.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme