Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova ka thënë se rezultati që ka dalë pas numërimit të votave me kusht dhe postë, është i papranueshëm për të.
Kundërkandidati nga AAK, Gani Dreshaj ka përmbysur rezultatin në Istog pas numërimit të këtyre votave.
“Ky rezultat është i papranueshëm për mua”, është përgjigjur Rugova për klankosova.tv.
Dreshaj ka marrë 1475 vota nga ato me kusht, kurse Rugova vetëm 133 çka ka bërë që situata të ndryshojë atje.