Achraf Hakimi është i lumtur me shpalljen kampion të Interit në Serie A dhe zbulon pse u largua nga Real Madrid një vit më parë.
Reprezentuesi i Marokut u bashkua me Nerazzurrët në një marrëveshje prej 40 milionë euro verën e kaluar.
Ai tani ka fituar titullin e parë në Serie A në karrierën e tij me Interin.
“Unë pashë Sassuolo-Atalanta. Ky është një titull domethënës për mua. Të gjithë po prisnim rezultatin e Atalantës. Unë mendoj se sezoni im i parë në Itali ka qenë shumë pozitiv”, ka thënë Hakimi për El Chiringuito.
Por pse u largua ai nga Real Madrid?
“Njerëzit thanë se doja të luaja në vazhdimësi, por kjo nuk është e vërtetë. Madrid ishte shtëpia ime dhe unë do të doja të qëndroja. Sidoqoftë, ata vendosën ndryshe”.
“Ndjeva se isha në lartësinë e detyrës, por kishte çështje ekonomike për shkak të pandemisë, dhe unë u detyrova të largohesha”.
A mund të kthehet ai një ditë në Real Madrid?
“Askush nuk më ka telefonuar, ata patën një shans për të nënshkruar me mua sezonin e kaluar, por ata bënë zgjedhje të ndryshme”, ka shtuar më tej mbrojtësi i krahut.