Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov e ka anuluar vizitën e tij në Gjenevë për seancën e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si kundërpërgjigje për mbylljen e hapësirës ajrore nga Bashkimi Evropian për avionët rusë.
BE-ja konfirmoi vendimin e saj për të mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj Rusisë të dielën. Ndalimi është pjesë e masave në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
“Hapësira jonë ajrore do të jetë e mbyllur për çdo avion rus. Dhe kjo përfshin edhe avionët privatë të oligarkëve”, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Autoriteti i Aviacionit Civil Rus po ashtu e ka mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët e 36 vendeve, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të BE-së.