Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, i cili në këto zgjedhje do të garoj për deputet nga radhët e AAK-së, ka përdorur sloganin që e kishte përdorur ish- presidenti amerikan, Barack Obama para se të zgjidhej presidenti i parë më ngjyrë në ShBA.
“Yes We Can”, që në shqip i bie “Po, ne mundemi”, ka qenë thënia e famshme e Obamës e cila pati bërë për vete miliona votues amerikanë.
Matoshit në listën për kandidat të partnerëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët ka numrin 44, numër ky që edhe Obama e kishte në listën kur ishte kandidatë për president. Për këtë, Matoshi ndihet me fat.
Postimi i plotë i Matoshit të në Facebook
“Unë ndihem njeri me fat!
Sepse jetoj ne epokën e lirisë dhe shtetit kosovar!
Qe ishte dhe mbeti ëndërr për shume breza!
Qe nuk e priten te gjalle!
Jam me fat sepse mbaj numrin 44 ne zgjedhjet e 11 qershorit, ashtu sikur qe Presidenti ma i ditun (botëkuptimi im personal) ne historinë ShBA-se Barack Obama ishte Presidenti i 44t i Amerikës!!!
Jam me fat edhe për faktin se jetoj me grate dhe burrat e mrekullueshëm (por pak te serte) te Kosovës – për token e te cilës nuk vdes nese nuk je i dashunuem – toke qe i thonë Fatherland (toka e babës e shqiptaret i thonë edhe mëmëdhe!!!) dhe te cilës duhet me i dhëne shume besnikëri, sakrifica e djerse si Ramushi!
Kosova e pavarme asht projekt i përhershëm dhe ne jemi shërbëtoret e qytetareve, ne krah te mbrojtjes se lirisë dhe Republikës!
Po. Ne mundemi!”