Halimi: Nga banesa na largojnë veç zvarrë

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 19:54 | Nga

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi, konsideron se është banor i ligjshëm i banesës së Komunës dhe këtë e argumenton me faktin se ka kontratë 10-vjeçare të shfrytëzimit dhe se për të paguan rregullisht qira.

Lidhur me kërcënimin e drejtorëve të Komunës së Prishtinës se do t’i largojnë nga këto banesa zyrtarët e pushtetit të kaluar, Halim Halimi tha se “Dren Kukaj nuk mund të na largojë nga pronat e shfrytëzuara me qira për 10 vite”.

“Vetëm nëse na largojnë zvarrë“, ka thënë Halimi, për Kallxo.com.

Më herët gjatë ditës, drejtori i Pronës i Komunës së Prishtinës, Dren Kukaj, mbajti një konferencë për shtyp, duke paralajmëruar se do t’i largojnë nga banesat që janë pronë e Komunës në lagjen “Bregu i Diellit” familjet të cilat nuk janë raste sociale dhe invalidë të luftës.

Kukaj tha se këto banesa banojnë asamblistë e zyrtarë të LDK-së e PDK-së, si Shemsi Veseli, Muhamet Gashi, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Halim Halimi… “të cilët i kanë marrë banesat me anë të pushtetit”.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/komuna/komuna-largon-nga-banesat-asamblistet-e-pdk-se-dhe-ldk-se/

Të ngjashme