Ekonomia Online
FUNDIT

Halimi zbulon fotografi nga Reçaku para 23 vitesh kur raportonte si gazetare

Halimi zbulon fotografi nga Reçaku para 23 vitesh kur raportonte si gazetare

Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka shfaqur një fotografi në llogarinë e saj Facebook ku shihet në përvjetorin e parë të masakrës së Reçakut më 15 janar të vitit 2000. Ajo ka treguar se në atë vakt po e kryente detyrën e raportimit si gazetare nga ai përvjetor. Halimi e […]

Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka shfaqur një fotografi në llogarinë e saj Facebook ku shihet në përvjetorin e parë të masakrës së Reçakut më 15 janar të vitit 2000.

Ajo ka treguar se në atë vakt po e kryente detyrën e raportimit si gazetare nga ai përvjetor.

Halimi e ka përshkruar Reçakun si “të dhimbjes së madhe, në përvjetorin e mizorisë që tronditi ndërgjegjen e botës mbarë dhe ndryshoi pakthyeshëm rrjedhën e ngjarjeve!”

“Gjithmonë në kujtesën tonë kolektive sakrifica e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve të Reçakut që orientoi historinë e lirisë sonë!” – u shpreh më tej ajo.

Halimi i është bashkuar LDK-së pasi drejtimin e kësaj partie e mori Lumir Abdixhiku në vitin 2021.

Të ngjashme