Haliti: Duhet të nisë negocimi me Serbinë për çështjet që i ka kontestuar Kushtetuesja

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti, ka folur rreth vizitës së Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesit Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të cilët sot vijnë për një vizitë zyrtare treditore në Kosovë.

Haliti tha se duhet funksionalizohet tryeza e bisedimeve dhe të filloj negociomi i çështjeve të cilat i ka kontestuar Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, këto janë pengesat kryesore në këtë dialog.

Ai tha për Front Online, se pret një mesazh të pranueshëm për të dyja palët, edhepse beson se prap do të ketë kundërshtime si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

“Unë pres që të ketë mesazh të pranueshëm për Kosovën dhe ky mesazh të jetë i pranueshëm për të dyja palët, unë mendoj që prap do të ketë kundërshtime edhe këtu edhe në Serbi, ajo që unë mendoj që duhet të ndodh është që të funksionoj tryeza e bisedimeve dhe që të filloj negocimi i çështjeve që ka kontestuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, këto janë pengesat kryesore e cila mund ta qoj këtë dialogun përpara, në qoftëse ngulet këmbë nga të dyja palët që mos të bisedohet mos negociohet për pikat dhe çështjet që i ka kontestuar Gjykata Kushtetuese”, tha ai për Front Online.

Haliti tha se edhe ndërmjetësuesit që janë në këto negociata mund të marrin vendimet e tyre të cilat mund të mos i pëlqejnë asnjërës parë dhe mund të vendoset dhe të veprohet në variante të tjera, sipas tij, ashtu siç kanë ditë gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vepruar dhe përfunduar negocimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme