Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Besnik Tahirin, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth qeverisjes lokale dhe zhvillimit e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti e njoftoj atë për punën e bërë të institucioneve komunale të Vitisë, në bashkëpunim me nivelin qendror dhe donatorët.
Kurse Besnik Tahiri, tha se ky institut po monitoron edhe punën e Komunës së Vitisë duke përgëzuar kryetarin Haliti për siç e tha ai punën e mirë që po bëhet në Viti.
Gjatë këtij takim ai i ka dorëzuar kryetarit Haliti edhe “Mujorin e Komunave “ që është buletini i parë i këtij lloji si një pasqyrim i ngjarjeve dhe aktiviteteve që ndodhin në dhe përreth Komunave të Kosovës.
Në këtë buletin pasqyrohen në mënyrë kronologjike aktivitetet e komunave për muajin shtatorit të këtij viti.