Halloween: Shkollat në New York nuk lejojnë kostume të personazheve të “Squid Game”

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Tre shkolla fillore në shtetin e New Yorkut kanë ndaluar kostumet e Halloëeen nga seriali hit i “Squid Game”, nga frika se mund të promovojnë dhunën.

Seriali thriller koreano-jugor tregon historinë e njerëzve të zhytur në borxhe që konkurrojnë për një çmim të madh në para në një seri vdekjeprurëse lojërash për fëmijë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Përmbajtja e tij e tmerrshme ka bërë që shkollat t’u dërgojnë email prindërve për “mesazhet e dhunshme” të shfaqjes, duke iu thënë kështu që për festën e Halloween nuk lejohen kostumet e personazheve nga ky serial.

Ata thanë se veshjet e “Squid Game” në ngjarjet e shkollës do të ishin shumë të papërshtatshme.

Ndryshe, të gjitha shkollat New Yorkut kanë udhëzime që ndalojnë veshjet e Halloween me motive dhune.

Të ngjashme