Hamburg, gjatë Samitit të G20 nëpër rrugë 20 mijë policë

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 15:19 | Nga

Deri më tani autoritetet e qytetit kanë pranuar kërkesë për mbajtjen e 20 tubimeve protestuese në Hamburg gjatë samitit, kurse tubimi më i madh protestues është paralajmëruar për më 8 korrik

Qyteti gjerman i Hamburgut më 7 dhe 8 korrik do të presë Samitin e liderëve të G20, kurse për masat e shtuara të sigurisë në rrugët e këtij qyteti do të angazhohen të paktën 20 mijë policë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Hamburgut Olaf Scholz, në një intervistë për gazetën “Tagesspiegel am Sonntag”, ka thënë çdo gjë është gati për ardhjen e liderëve të vendeve më të zhvilluara të botës dhe se policia e përgatitur do të jetë garantues për sigurinë e tyre.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë demonstrim të dhunës apo armiqësisë”, tha Scholz.

Deri më tani, autoritetet e qytetit kanë pranuar kërkesa për mbajtjen e 20 protestave në Hamburg gjatë takimit, ndërsa tubimet organizohen nga grupet e majta anti-globalizimit dhe anarkiste.

Protesta më e madhe nën moton “G20 nuk është e mirëseardhur këtu”, është planifikuar për më 8 korrik dhe pritet të mblidhen rreth 150 mijë demonstrues.
Sipas parashikimeve të policisë, në Hamburg pritet të vijnë dhe të paktën 8.000 anëtarë të grupeve radikale majtiste.

Në Hamburg tashmë janë vendosur qendrat për ndalimin e përkohshëm të protestuesve që ka kushtuar rreth 750 mijë euro.

Demonstruesve u është ndaluar të vendosin tenda në qendër të qytetit, por këtë ndalim e ka lehtësuar Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë, kështu që demonstruesit do mund të protestojnë dhe të promovojnë fushatat e tyre politike, por jo të qëndrojnë vazhdimisht në tenda dhe të prishin rendin në qytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme