Hamza: Buxhet më të dobët nuk kam pasur në duar

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, e ka quajtur shumë të dobët buxhetin e prezantuar nga Qeveria Hoti.

Ai ka thënë se mes dy leximeve është mese e domosdoshme të reflektohen dhe përmirësohen disa [çështje që nuk janë të reflektuara në buxhet.

“Për ne ka qenë prioritet shteti, është prioritet shteti dhe interesi i qytetareve dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Asnjëherë buxhet më të dobët të përgatitur nuk kam pasur në dorë. Pse do ta votojmë, për hir të interesit të vendit dhe qytetarëve të vendit”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme