Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, foli në seancën e sotme të shqyrtimit të Buxhetit 2021, tha se nuk i bëhen opozitë qytetarëve, por do ta votojnë buxhetin.
“Këto parti politike, pa përfshirë PDK-në, i kanë bo sherr këtij kuvendi e popullit. Kanë ardhë me premtime shumë pompoze e të mëdha – se do të jenë koalicion i shpresës. Po të ishte mbarë e mirë, qeveria do ta aprovonte buxhetin me kohë. Mirëpo, mungesa e numrave, – nuk e di pse një qeveri pranon të jetë në pushtet pa numra. Por, edhe partia tjetër opozitare, Vetëvendosje – duket me pasë pak një konsistencë”.
“Nuk është moti kur Partia Demokratike ka kërkuar mocion procedural për futjen e ligjeve të pakos emergjente dhe kjo u kundërshtua nga Qeveria Kurti. PDK-ja ka konsistencë ne kemi qenë opozitë e partive politike në pushtet, por jo e shtetit, jo e interesave të qytetarit. Dhe këtë e kemi dëshmu”, tha Hamza në adresimin nga foltorja e Kuvendit, që pasoi përplasjen mes Arben Gashit dhe Liburn Aliut.
“Nuk jemi këtu me përkrahë qeveria -se ajo u rrëzuar, mirë boll – por jemi këtu me i përkrahë interesat e qytetarëve”.