Hamza priti në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 13:10 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Banka Botërore.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e përshpejtimit të implementimit të këtyre projekteve, për shkak se sipas tyre mosrealizimi i tyre me kohë mund të ndikojë në mosrealizimin e objektivave të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme