Hamza takon ndihmës-sekretarin e Thesarit Amerikan

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 18:08 | Nga

Në vazhdën e takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Washington, ministri i Financave, Bedri Hamza, është takuar me ndihmës-sekretarin e Thesarit Amerikan, Larry McDonalds.

Me këtë rast, ministri Hamza e falënderoi McDonaldin për kontributin që ka dhënë shteti i Amerikës në ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu i shprehu mirënjohje për kontributin e madh që Thesari i Amerikës ka dhënë në ndërtimin e Ministrisë së Financave.

Në takim u diskutua për prioritetet e Qeverisë dhe për hapat që duhet të ndërmarr Kosova për të përshpejtuar rritjen ekonomike. Fokus të veçantë në takim ka qenë edhe adresimi në kohë optimale të projekteve prioritare të Qeverisë së Kosovës, përcjell EkonomiaOnline.

Sipas një komunikate të MF-së, McDonalds e falënderoi ministrin Hamza për bashkëpunimin shumëvjeçar të Thesarit Amerikan me Kosovën, si dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës.

“Të dy u pajtuan që duhet të vazhdohet tutje me mbështetje të vazhdueshme nga Thesari Amerikan për zhvillim të mëtutjeshëm të Ministrisë së Financave, me fokus të veçantë në departamente të Buxhetit dhe Thesarit”, thekson në njoftimin e MF-së.

Të ngjashme