Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së nesër viziton Kosovën

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar se nesër në Kosovë do të qëndrojë zëvendës-ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara, Jorgen Andrews.

Përmes një njoftimi për media u bë e ditur se Andrews do të takohet me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile që merren me çështjet e sundimit të ligjit.

Gjithashtu, u bë e ditur se do të marrë pjesë ceremoninë e dhurimit të një paisje në vlerë 100,000.00 dollarë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme