Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të bizneseve nga Turqia, ku diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve të bizneseve turke në Kosovë dhe anasjelltas.
Gjatë takimit, Hamza i informoi përfaqësuesit e bizneseve turke për situatën ekonomike në vend, me theks të veçantë për ambientin e të bërit biznes në Kosovë dhe reformat e ndërmarra nga Ministria e Financave për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat, si bartës kryesor i zhvillimit ekonomik.
Hamza gjithashtu theksoi se në Kosovë kemi krijuar një ambiente të mirë të të bërit biznes dhe se nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese dhe nuk do të ketë tatime të reja, por do të ketë lirime dhe thjeshtëzim të procedurave. Me këtë rast Ministri Bedri Hamza i ftoi bizneset Turke që të investojnë në Kosovë.