Haney e mbron titullin në WBC

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Devin Haney e ka mposhtur Yuriorkis Gamboan me vendim unanim, për ta mbrojtur titullin në kategorinë e lehtë në WBC, në një meç të zhvilluar pa publik në Florida të shtunën.

Haney, i cili është i pamposhtur, u fut në ring për herë të parë që prej nëntorit të vitit të kaluar, pasi e kishte operuar krahun në janar.

Dy gjyqtarë ua dhanë fitoren amerikanit 21-vjeçar në çdo rund, ndërsa gjyqtari i tretë në të gjitha rundet, përveç dyve.

Pas meçit, Haney tha se në meçin e radhës dëshiron të luftojë kundër Teofimo Lopezit, i cili është kampion në divizionet e tjera në këtë kategori.

38-vjeçari nga Kuba, ish-kampion në WBC dhe fitues i medaljes së artë olimpike, e nisi mirë luftën por filloi të ndiejë lodhje me kalimin e kohës.

Haney e tronditi Gamboan me disa goditje të shkurta dhe të majta, duke e përmirësuar rekordin personal; 25 fitore, 0 humbje, prej të cilave 10 me nokaut. 

Të ngjashme