Është hapur Akademia e Animacionit në Prishtinë. Ky program ka për qëllim aftësimin e gjeneratave të reja në fushën e animacionit dhe do të ofrohet falas për të rinjtë e komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Yll Rugova, drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës tha se akademia e animacionit është e rëndësishme sepse të rinjtë e Prishtinës janë shumë të talentuar dhe kjo do të jetë një shtytje shumë e madhe për tu aftësuar edhe më tej në këtë drejtim.
“Ka shumë festivale në botë që prezantojnë animacione dhe në Prishtinë ka shumë talent që me pak shtytje dhe njohuri nga ata që merren me këtë punë munden të bëhen animatorë shumë të mirë dhe të merren me festivale të kësaj pune”, tha Rugova.
“Ne do të fokusohemi tek fëmijët e shkollave të mesme me teknika të ndryshme nga ato digjitale e deri tek klasikja ku përdoret lapsi, plastelina etj”, tha Rugova.
Ndërsa, Vullnet Sanaja, drejtor i organizatës Anibar tha se ky program do të fokusohet në 4 lëndë dhe do të jenë nga 6 nxënës dhe përmes kësaj ata do të jenë të gatshëm që të bëjnë një film të animuar dhe ta shfaqim në festivalin e Anibar.
“Ne shpresojmë që përmes këtij programi ë është dizajnuar që t’i përfshij bazat e animacionkt që të rinjtë t’i shtojnë aftësitë dhe interesimin që të merren me këtë lami në të ardhmen edhe për të studiuar në fushën e animacionit”, tha Sefaja.
“Ky ka qenë një qëllim i yni si organizatë që animacioni të jetë një formë e artit që të praktikohet nga shumë persona”, shtoi Sefaja.
Në këtë aktivitet u bë edhe prezantimi i programit, tutorëve dhe i kurrikulës.