Hapet konkursi për grante në arsimin e lartë dhe shkencë

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Është hapur konkursi për grante në arsimin e lartë dhe shkencë që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve për kërkim dhe hulumtim shkencor, ofrimin e mundësive për zhvillim profesional të mëtutjeshëm të hulumtuesve, bashkëpunimin rajonal e europian mes hulumtuesve, zhvillimin e arsimit të lartë, si dhe të instituteve shkencore.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

postimi i plotë:

Zhvillimi i shkencës dhe ndërkombëtarizimi i saj është një nga synimet tona, ndaj hapja e konkursit për grante ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve për kërkim dhe hulumtim shkencor, ofrimin e mundësive për zhvillim profesional të mëtutjeshëm të hulumtuesve, bashkëpunimin rajonal e evropian mes hulumtuesve, zhvillimin e arsimit të lartë, si dhe të instituteve shkencore.
Ftoj të gjithë komunitetin hulumtues e shkencor që të aplikojnë për ta shfrytëzuar mundësinë e mbështetjes financiare të punës së tyre në:

  1. Skemën për mësimdhënie duke u bazuar në punë hulumtuese;
  2. Grantin për mobiliet afatshkurtër të shkenctarëve;
  3. Grantin për projekte të vogla shkencore;
  4. Grantin për publikime në revista me impakt faktor;
  5. Grantin për botime dhe publikime shkencore
    Studiuesit tanë, nga ky vit do të mund të shfrytëzojnë edhe mundësinë që ofron programi më i madh europian “Horizon Europe”, ku Kosova para pak kohe është pranuar si anëtare me të drejta të plota.
    Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të hapë rrugë dhe mundësi të reja për studiuesit duke i avancuar politikat për zhvillimin e shkencës.

Të ngjashme