Hapet Panairi “Prishtina 2023”, Rafuna: Shpresojmë që ta përmbyllim me kontrata dhe mundësi të reja për bizneset tona

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 11:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Panairi i përgjithshëm Ndërkombëtar Ekonomik “Prishtina 2023”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës ka hapur dyert të mërkurën, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i kësaj OEK-ut, Lulzim Rafuna, ka treguar për EO se janë rreth 65 biznese që po marrin pjesë, teksa u shpreh i lumtur për laramaninë e bizneseve.

Ai tha se Panairi do të jetë i hapur për katër ditë radhazi dhe se është shumë i rëndësishëm për bizneset kosovare. Përmes tij, siç tha Rafuna, ato mund të gjejnë bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe ta zgjerojnë kompaninë e tyre, duke pasur mundësi për konsumatorë të rinjë por edhe për tregje të reja.

“Është një numër i madh i bizneseve që po marrin pjesë, janë përafërsisht 65 biznese që marrin pjesë dhe është një hapësirë  shumë e madhe që është rezervuar prej bizneseve që i kanë ekspozuar produktet e tyre”.

“Jam shumë i lumtur se është një larami e bizneseve por hapësirën më të madhe e kanë marrë prodhuesit tanë kosovarë ku kanë mundësi me i ekspozu produktet e tyre, kanë mundësi edhe të gjejnë konsumatorë të rinjë por edhe të gjejnë tregje të reja faktikisht për t’I shitur produktet e tyre”.

Tutje, ai tha se shpreson që panairi të përmbyllet me kontrata të reja dhe me mundësi të reja për bizneset tona.

“Deri më tani I vizituam të gjitha me kryetarin e komunës së Prishtinës zotin Rama, pamë që të gjithë janë të kënaqur, shpresojmë  që edhe këto 4 ditët e ardhshme do të jenë të kënaqur dhe ta përmbyllim këtë panair me kontrata të reja dhe me mundësi të reja për bizneset tona”.

Ai tha se kjo ngjarja mbledhë ndërmarrësit vendës dhe ndërkombëtarë nga të gjithë sektorët në kërkim të mundësive të reja për të zgjeruar bizneset e tyre dhe promovuar ato.

Suad Çmega, drejtori i kompanisë “Gjeo Projekt”, tha se pret që biznesi i tij të promovohet në këtë panair, teksa ka prezantuar disa nga dronët që i ka në shitje e që tha se janë shumë modern veçanërisht për bujqësi.

Njëjtë u shpreh edhe Jon Prevlukaj nga kompania “Ejona”, i cili tha se janë të hapur edhe për bashkëpunime jashtë Kosovës.

Këtë vit, panairi po mbahet në qendrën tregtare  Prishtina Mall nga ora 10:00-18:00.

Të ngjashme