Hapet Qendra Kulturore-Sociale për të moshuar

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 15:42 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia kanë marrë pjesë në hapjen e Qendrës Kulturore-Sociale për të moshuar, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti tha se përveç kësaj qendre në mandatin 4 vjeçar do të hapen edhe dy të tilla.

“Kjo është bërë qe 1 vit që kemi filluar me jetësuar këtë ide ju kujtohet gjendja që ishte, këtë e kemi kthyer në një hapësirë sociale, mund të luajnë letra, të shikojmë TV, ambient i ngrohtë. në 4 vitet e ardhshme do ti hapim edhe dy qendra të tjera”.

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia tha se kjo qendër ka disa kënde të dhe ka kapacitet për 60 persona në ditë.

“Më në fund jemi këtu në këtë qendër sociale për të moshuarit, nga java tjetër do të jetë e hapur do të ketë kapacitet deri në 60 persona ku është i ndarë  këndi i leximit, pushimit, këndi i TV, punë dore etj”.

Kjo qendër gjendet në objektin e ish Qendrës së Mjekësisë Familjare Numër 1 afër Xhamisë së Llapit.

Për ndarjen në Kuvendin Komunal që ndodhi sot i pyetur nga gazetarët se a po qeverisë bashkë Vetëvendosje Ahmeti tha se po vazhdojnë të realizohen planet e parapara dhe premtimet e dhëna gjatë fushatës.

“Ekipi jonë vazhdon të punojë bashkërisht në realizimin e planeve, nuk ka pas ndonjë ndarje”, dhe iu drejtua gazetarëve duke thënë se në këtë hapje të kësaj qendre të rëndësishme nuk kanë vend këto pyetje.

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme