Është hapur qendra më e madhe e votimit në Prishtinë, e cila ndodhet në Fakultetin Filologjik. Në këtë qendër, procesi ka nisur mbarë, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesi i kësaj qendre, Emanuel Gjolekaj, jashtë kamerave njoftoi se materialet kanë arritur me kohë dhe se procesi po ecën mirë.
Ndërkaq, lista preliminare e votuesve për këto zgjedhje përfshin gjithsej 2,092,174 votues. KQZ-ja bëri të ditur se numri i përgjithshëm i votuesve të rinj që do të marrin pjesë për herë të parë në votime është 22,131. Nga ta, 16,933 janë qytetarë që kanë arritur moshën madhore pas zgjedhjeve të fundit për Kuvend, ndërsa 5,198 janë persona të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil ose qytetarë që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.

