Hapja e “arkivave” të UÇK-së, synim i moçëm i Serbisë për ta barazuar kriminelin me çlirimtarin

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 18:35 | Nga Besnik Batusha

Ata menxi e kane ngi barkun buke, e zv/kryeministri jone thote se jemi pajtu me Serbine me i hap arkivat e UÇK-së.

Po ku ka pasë arkiva UÇK-ja o djale, thjesht jane vetem qato komunikata publike, kurgjo ma shume.

Ku kane mujt ushtarët e UÇK-se me majt arkiva e shenime tjera, kur dihet ne cfare kushte kane vepru. Ata te shkretit jane gzu kur ju ka ra ndore naj cope buke me djath, a naj patlixhon i veres.

Kerkese e moçme e Serbise ka qene hapja e “arkivave” të UÇK-së, ne menyre qe me u barazu krimineli me çlirimtarin. Arsyetimi se me kete marreveshje tash Serbia i hap arkivat e veta e kallxon ku jane varrezat masive eshte e pakuptimte. Serbia duhet me u detyru si pale agresore qe me kallxu ku i ka mshefe trupat e njerezve tane.

Arkivat e UÇK-se jane lapidaret e deshmoreve, jane reliktet e luftes me kallashnikov te prishur e me patika te shkyme, me tesha kamuflazhi te lidhura me sixhima ne vend te rrypave.

Akrivat e UÇK-se jane lufta per çlirim deri ne vetëmohim.

O djem, konsultohuni me najkon para se me bo këso marreveshjes se na dalin dardhe me bisht…

Të ngjashme