Hapja e negociatave, holandezët testojnë Shqipërinë

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 14:58 | Nga

Kur në Qershor pritet që vendet anëtare të vendosin nëse Shqipërisë do t’i hapen negociatat, disa pre këtyre vende janë ende skeptike.

Një prej tyre është edhe Holanda dhe për këtë 8 deputetë të Parlamentit të Holandës kanë ardhur ditën e sotme në Shqipëri për një vizitë zyrtare, ku do të kenë takim me kryeministrin Edi Rama si dhe me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin.

Mësohet se në fund të vizitës, deputetët holandezë do të hartojnë një raport lidhur me ecurinë e 5 prioriteteve kyçe.

Po ashtu, deputetët do të kenë takime edhe me përfaqësues të opozitës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme