Hapja e shkollave të mesme në Angli do të shtyhet për një javë, kërkohet testimi i nxënësve

Prishtinë | 22 Gus 2021 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Shkollat e mesme në të gjithë Anglinë do të hapen një javë më vonë nga sa pritej pas pushimeve verore.

Rihapja do të bëhet me vonesë për shkak se drejtohet po bëjnë thirrje që të gjithë nxënësit të testohen.

Departamenti i Arsimit konfirmoi se shkollat do të lejohen të ndryshojnë datat e fillimit të mësimit, në mënyrë që nxënësit të testohen për dy herë për COVID-19, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Sekretari i Përgjithshëm i ASCL, sindikatës së drejtuesve, Geoff Barton tha se një testim i tillë është i nevojshëm.

“Numër i madh i nxënësve do të kthehen në shkollë, prandaj testimi i tyre është shumë i nevojshëm”, tha ai.

Prindërit janë njoftuar se nxënësit duhet të testohen dhe një vonesë e tillë do të mund të ndodh.

Ndryshe, një sondazh në Angli ka treguar se shumë shkolla kanë vendosur të mos respektojnë rregullat e miratuara nga qeveria.

Të ngjashme