Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se 21 vjet më parë Istogu hyri në epokën e lirisë. Ai ka shtuar se luftëtarët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” luftuan me trimëri e guxim për të përmbysur robërinë. “Përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës, Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë”. “Pikërisht […]
Haradinaj: 21 vjet më parë Istogu hyri në epokën e lirisë

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se 21 vjet më parë Istogu hyri në epokën e lirisë.
Ai ka shtuar se luftëtarët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” luftuan me trimëri e guxim për të përmbysur robërinë.
“Përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës, Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë”.
“Pikërisht në këtë ditë, u përmbyll largimi nga Kosova i të gjitha forcave policore e ushtarake, që me humbje e turp, u kthyen nga kanë ardhur. Andaj, ne jemi falënderues përherë, për SHBA-të dhe NATO-n, që ishin aleatët tonë nga ajri, në ditët më vendimtare”.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1854024851388587

















