Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se arrestimit e sotme në veri nuk kanë të bëjnë me asnjë zhvillim politik.
Madje ai ka ftuar të qytetarët, partitë politike dhe kryetarët e komunave, posaçërisht ata të veri të kontribuojnë për qetësinë publike.
Më poshtë shkrimi i plotë:
Sot, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në veri të Kosovës është zhvilluar një operacion policor, që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.
Ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhrit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik.
Thërras qytetarët, subjektet politike, kryetarët e komunave posaçërisht ata në veri dhe organet e tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
Është më rëndësi që askush të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme.
Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë.