Haradinaj bashkë me gruan shpërndajnë dhurata për fëmijë

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë dhurata për fëmijë së bashku me gruan e tij, Anita Haradinajn, për rastin e festave të fundvitit, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes rrjetit social Facebook, ku ka shfaqur një video.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, kemi thënë gjithnjë që sfidat vetëm na forcojnë, e kemi gjetur vendin pa energji pa prodhim, sot konsumojmë energji të Kosovës edhe pse jemi të sfiduar jemi të fortë”.

“Viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë dhe i vendeve të punës, urime ky vit që po vjen”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme