Haradinaj bën homazhe për nder të Ditës së Flamurit

Prishtinë | 26 Nën 2017 | 10:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, sot ka bërë homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit, te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

“Jemi në prag të festës së 28 Nëntorit, një festë që i bashkon shumë festa, por ajo që është shumë me rëndësi është pavarësia e shtetit shqiptar. Fatmirësisht edhe një pjesë e atdheut tonë u bë më vete, Kosova. Tani nderojmë aty ku është kontributi më i madh për liri. Jemi në Prekaz, në vendin ku është bërë kthesa me rënien heroike të Familjes Jashari, të komandantit legjendar Adem Jashari. Duke nderuar këtu, përulemi me respekt para gjithë dëshmorëve të kombit kudo që janë të të gjitha kohërave. Lavdi”, tha kryeministri Haradinaj, pas homazheve në Prekaz.

Para homazheve, kryeministri Haradinaj ka qëndruar për vizitë në Familjen Jasharaj, ku u prit nga përfaqësuesi i Familjes, Rifat Jashari, vëllau i Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot bën homazhe për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Ndërsa homazhet që ishin paralajmëruar nga ora 13:00 e tutje janë anuluar për shkak të mbledhjes përgatitore të mbledhjeve të dy qeverive në Korçë, njofton Zyra e Kryeministrit Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj bënë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, varri i ish-presidentit Rugova dhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari"

Të ngjashme