Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj tha se puna e presidentit Rugova do të mbahet mend gjatë. Sipas tij, vendin e presin shumë sfida dhe se duhet angazhim i përgjithshëm.
“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik, Ibrahim Rugova, nderojmë në emër të institucioneve të Kosovës por edhe si njerëz dhe si bashkëpunëtorë”.
“Veprën e tij por edhe momentin e ndarjes si një moment që e mbaj mend gjithë jetën, një moment që e ka zgjuar gjithë popullin e Kosovës dhe gjithë miqtë ndërkombëtarë”.
“Kuptohet, Kosovën e presin shumë sfida, puna dhe angazhimi i Presidentit Rugova jeton gjithnjë”, ka thënë Haradinaj.