Haradinaj: Do ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 16:57 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj, i mandatar për kryeministër në fjalën e tij para deputetëve tha se programin qeverisës do ta paraqes pas formimit të komisioneve. Haradinaj kërkoi votën për qeverinë e tij duke garantuar se do të kthejnë besimin e qytetarëve në institucione, raporton EO.

Ai kërkoi edhe bashkëpunimin nga të gjithë. Haradinaj tha se na pret shumë punë. Do ta anëtarësojmë Kosovën në NATO në bashkëpunimin me ndërkombëtarët dhe në respektim të ligjit dhe Kushtetutës, tha ai.

“Kosova nuk shkon në BE, por bëhet BE. Kosova do të dialogoj më te gjithë, edhe me Serbinë, nuk mund ta ndryshojmë faktin që jemi fqinj. Do të hapim një dialog të brendshëm për dialogun me Serbinë.
Të arriturat e dialogut duhet të burojnë nga populli”.

Ai iu është drejtuar edhe kominietit serb në gjuhën serbe.

“Të shqipëruat nuk ka ekzistuar mos bashkëpunimi me pakicat. Këtë do ta arrijmë edhe me komunitetin serb, tha ai.

Fjalimi i plotë i Haradinajt: 

Qeveria që e kërkon besimin tuaj e që më është besuar mua ta udhëheq trashëgon një situatë të vështirë në vend, me planin e brendshëm edhe të jashtëm.

Me të gjitha nivelet institucionale dhe shoqërore, situatë e rëndë e planit social, situatë e ndjeshëm me besimin e institucioneve, gjendja në sektorët veç e veç, pa i mohuar të arriturat e caktuara prape është e vështirë. Shëndetësia e arsimi s’janë mirë, bujku ndihet i lënë vetëm, të rinjtë arrijnë vështirë deri te vendi i punës, femra edhe më të vështirë e veçanërisht ajo që jeton në zona rurale.

Sipërmarrësit sidomos ata të vegjël dhe të mesëm e kanë të vërtitësit të bëjnë biznes, marrim përsipër që të përballemi me këtë gjendje,ekonomia të ketë rritje, dhe investime, vende të reja të punës, dhe gjendja sociale të rregullohet me punësim, shëndetësia të shërohet, dhe arsim cilësor për tregun e punës.

Ky program qeverisës pasi të sillet tek ju, do ti nën shtrohet një diskutimi publik të shoqërisë civile dhe të gjithë atyre që kanë interesim. Mirëpo për një  program qeverisë duhet të studiojmë gjendjen nëpër sektor veç e veç, në mënyrë që nisja të jetë e saktë.

Për Kosovën është e rëndësishmen konsolidimi i rendit dhe ligjit, duke iu falënderuar të gjithëve në rend dhe ligj dhe siguri, megjithatë na pret shumë punë.

Kosova rrezikohet nga terrorizmi, Kosova në planet e sigurisë do të ndihet vetëm si anëtare e NATO-s, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe partneritet me aleatët. Perspektiva ndërkombëtare, anëtarësimi në institucionet është e detyre e jona.

Kosovës i është stërzgjatur rruga në BE dhe kjo mund ta humb kuptimin, e saj. Kosova bëhet BE duke e zbatuar MSA-në. Standardet dikur kanë qenë MSA-aj jonë ato janë kryer në kohë rekord, do ta fitojmë statusin e kandidatit për Kosovën. Kosova ka në tema të shumta, sakrifice të madhe, poashtu me lindjen e lirisë ka lindur miqësia unike me Amerikën, do ta forcojmë këtë miqësi pasi është e përhershme.

Rajoni: Kosova i merr përgjegjësit si faktor stabiliteti, dialogu me Serbinë e kemi pa alternativë edhe pse kemi histori tragjike. Jemi fqinj, Kosova ndien dialog për popull, do të hapim dialog të brendshëm për të kuptuar ndjenjën e qytetarëve, kjo ndodh në mënyrë që politika të mos ketë shkëputje me popullin. Të arriturat e dialogut duhet të burojnë nga populli. Qeveria e Kosovës përbëhet nga parti të ndryshme, nga komunitetet.

Që të gjithë ne e ndiejmë peshën e misionit qeverisë që e kemi para vetes. Besoni në këtë qeveri, të ekspertëve dhe të arriturave të tyre, mund ta kthejnë shpresën, edhe të atyre që sot nuk kanë shpresë. Ju kërkoj votën e juaj për qeverinë në mënyrë që t’i shërbej qytetarit të Kosovës.

 

 

Të ngjashme