Ish-kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me bashkëpunëtor bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Haradinaj tha se janë në vendin e shenjtë të shqiptarëve dhe se do të përulen çdo herë me respekt.
“Jemi në nderim në Prekaz, në vendin ku ka rënë Komandanti Legjendar, Adem Jashari, familja Jashari, në vendin ku ka ndodhur kthesa për shqiptarët, pra kthesa e lirisë. Jemi në vendin e shenjtë të shqiptarëve, do të vijmë çdo herë, do të përulemi me respekt, të vetëdijshëm se sa e shtrenjtë është liria, po ashtu do të kujdesemi që të veprojmë, mbrojmë dhe forcojmë lirinë dhe Kosovën”, tha Haradinaj.