Sot, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti, vizituan zyrat e kompanisë gjermane IQ Link.
Kjo kompani u hap në Kosovë në vitin 2015 dhe tashmë ka 6 pika në gjithë vendin, duke numëruar mbi 1000 punëtorë. Puna e vyeshme e kësaj kompanie ka bërë që klientë të saj të jenë kompani të njohura në gjithë botën, sikurse: DHL, Adidas, 1&1, Europecar, Strato, HP, Axel Springer dhe Zalando.
Shembujt të tillë janë model jo vetëm për shërbimet e ofruara, por edhe për bashkëpunimin strategjik të vendit tonë me shtetet tjera. Koalicioni 100% do të përkujdeset për mbështetje sa më të madhe te kompanive të këtilla.