Haradinaj e Limaj e quajnë Prekazin “themeli i demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës”

Prekaz | 16 Shk 2024 | 13:02 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur Prekazin si vendin ku ndodhi “kthesa historike e lirisë sonë”, raporton Ekonomia Online.

Pas homazheve në komplesin memorial “Adem Jashari”, së bashku me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kreu i AAK-së, tha se në këtë vend ka ndodhur kthesa më e shqiptarëve.

“Jemi aty ka ndodhi kthese jonë, kthesa historike e lirisë sonë, kthesa e shqiptarëve në Prekazin legjendar me komandantin legjendar Adem Jashari, familja Jashari edhe krenaria jonë. Jam i nderuar që nderojmë te varret e heronjve, po ashtu edhe që ia uruam Pavarësinë të parit bacit Rifat”, tha Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se sakrifica e familjes Jashari, shërbeu si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për liri.

“Liria e shteti ynë i ka rrënjët pikërisht aty ku kulmuan ato përpjekje të parreshtura, në Prekazin legjendar. Në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kujtojmë e nderojmë gjithë anëtarët e kësaj familje, që shërbeu si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë ditë të veçantë, vazhdojmë të përforcojmë më shumë se kurrë përkushtimin tonë ndaj vlerave të lirisë, për të cilën familja Jashari dhe shumë të tjerë janë sakrifikuar. Duhet të angazhohemi parreshtur në forcimin e shtetësisë sonë duke qenë në rresht me aleatët tanë në krye me ShBA, si anëtare e NATO-s”, ka shtuar Haradinaj.

E kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se në Prekaz janë themelet e demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës, këto janë themelet e demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ky përvjetor është rast i mirë për të gjithë ne për të uruar dhe kujtuar sakrificën”. Është mirë sot për t’i parë fëmijët e Kosovës si shtetas”, tha Limaj.

Të ngjashme