Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i Rugovasit, Zeqir Dreshaj.
Haradinaj u shpreh se si qeveri kanë arritur ta mbrojnë tokën e Kosovës me të drejtën e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit.
Postimi i plotë:
Në nderim të Zeqir Dreshajt, njeriut që u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovës. Ky nderim është zotim se amaneti i bacës Zeqë do të jetësohet. Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë me të drejtën e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit dhe me Kryeministrin e Malit të Zi, jemi dakorduar që Komisionet Ndërshtetërore të fillojnë punën në afat optimal. Këtë ia kemi borxh Kosovës, burrave si Zeqir Dreshaj dhe rugovasve.
R.H