Haradinaj e nderon Konushevcin në 25-vjetorin e rënies: Iliri i takon brezit më të artë të UÇK-së

Prishtinë | 09 Maj 2023 | 10:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varret e heroit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, në 25-vjetorin e rënies së tyre, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Haradinaj tha se Ilir Konushevci i takon brezit të artë të UÇK-së, që ra bashkë me doktor Maljan për lirinë e Kosovës.

“Hazir Malaj ishte mjek dhe u bashkua me UÇK-në, me Ilir Konushevcin, e prej themeluesve të UÇK-së, pra komandant nismëtar i cili u nda nga ne padrejtësisht në Shqipëri. Që atëherë ne e kujtojmë me respekt dhe e nderojmë çdoherë veprën e tij. Jam i bindur se i takon brezit më të artë të komandantëve themelues të UÇK-së, pra Ilir Konushevci”, tha Haradinaj.

Të martën janë bërë 25 vjet nga vrasja e njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njërit ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në, Ilir Konushevci.

Më 13 maj 1992 , Iliri, së bashku me shokët Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal apolitik me emrin “Shqiponjat“.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme