Kryeministri, Ramush Haradinaj pasi ka mbërritur në sallën e Kuvendit është parë duke biseduar me deputetit e VV-së, Visar Ymerin.
Bashkë me kryeministrin te këta deputetë të VV-së është edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti.
Avdullah Hoti ka qenë i pari që është afruar te Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Aida Dërguti e Dardan Sejdiu. E më pas, te këta deputetë afrohet edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Gjithashtu edhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka biseduar me Ymeri, për të bindur këta të fundit për ta votuar demarkacionin, raporton Ekonomia Online.
Seanca ishte paralajmëruar të filloj në ora 10, ajo akoma nuk ka nisur edhe kanë kaluar më shumë se një orë nga koha kur ishte paralajmeruar të fillonte seanca.