Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë ka folur edhe për rrëfimin e mbrëmshëm të dëshmitarit të mbrojtur nga Prokuroria Speciale, Shkumbin Mehmeti, i cili foli për vrasjet e pasluftës.
Haradinaj para mediave tha se është i habitur me deklaratat e Mehmetit, raporton Ekonomia Online.
“U habita me deklarimet e tij, të gjitha ato deklarata është dashur të jenë materie e gjyqtarëve e prokurorëve, e jo të bëhej spektakël medial”, ka thënë Haradinaj.
Ai tha se në sistemin e drejtësisë serioze nuk lejohet që një person nga burgu të japë një intervistë të tillë në media.