Haradinaj: Fat i madh që kemi kongresmenin Engel në krah të Kosovës

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në Kongresin amerikan, ka pasur një drekë pune me mikun e madh të shqiptarëve dhe Kosovës, kongresmenin Eliot Engel.

Haradinaj ka thënë se është fat i madh që kongresmeni Engel është në krah të Kosovës.

“Është fat i madh që kemi kongresmenin Engel në krah të Kosovës si mbrojtësin më të madh të shqiptarëve, Kosovës dhe kauzave tona të drejta”.

“Me kongresmenin Engel biseduam për progresin dhe sfidat e Kosovës. Kemi demokraci të konsoliduar mirë dhe duhet që bashkë me ShBA të ballafaqohemi me sfidat”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme