Haradinaj: Fleksibiliteti i Veselit ndaj taksës më vuri në pozitë të keqe

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri ë detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se partneri i tij në qeveri, Kadri Veseli i PDK-së e ka nxjerrë në pozitë të keqe.

Kjo për shkak të pozicionimit të Veselit për taksën, të cilën Haradinaj e ka cilësuar si fleksbil.

“Pozicioni fleksibil i PDK-së dhe Kadri Veselit për taksën dhe menjëherë me ofertën për suspendim 120 ditësh, më ka nxjerrë mua në pozitë të keqe sepse një drejtim i marrë kish mujtë mu lëkundë dhe me marrë drejtim tjetër”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

Po ashtu, Haradinaj ka thënë se pozicioni për një marrëveshje me Serbinë, me opsionin për ndërrime të territoreve ose në rrethana të copëtimit që janë fol ka qenë problematik dhe ka “hjek shumë mu ballafaqu me të”.

“Nuk mendoj që Veseli personalisht e ka favorizu një opsion të tillë por një bashkëjetesë apo tolerancë e temave apo një qëndrim i caktuar ka munguar realisht, përkundër disa dokumenteve të shkruara se për çka qëndron PDK-ja, është hetuar se diku bashkëjetohen ndërsjellë”, ka thënë ai.

Të ngjashme