Kryeministri, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth procesit të votimit në komunën e Istogut.
Haradinaj ka theksuar se zgjedhjet në Istog, janë një hap përpara për të ardhmen e secilit qytetar të kësaj komune.
Ai bëri thirrje në drejtim të qytetarëve të kësaj komune, të shfrytëzojnë të drejtën e votës për hir të së nesërmes së tij dhe të gjithë komunës.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Zgjedhjet në Istog, sot, janë një hap përpara për të ardhmen e secilit qytetar të komunës.
Vota është garanci për të nesërmen dhe prandaj, pjesëmarrja sa më e madhe në votime i jep forcë zhvillimit të qytetit dhe legjimitetit të zgjedhjeve.
Istogu përmbyllë ciklin e votimeve të zgjedhjeve komunale në Kosovë dhe prandaj, i bëj thirrje secilit qytetar të komunës, me të drejtë vote, ta shfrytëzojë atë për hir të së nesërmes së tij dhe të gjithë komunës.